SREDIŠNJI POJAS > POVRŠI I BRDA CRNE GORE I PROKLETIJE > PROKLETIJE / BJESHKËT E NEMUNA > Grupa Cukalit / Cukali
Država: Albanija
Najviši vrh:
Koordinate najvišeg vrha:
Država: Albanija
Najviši vrh:
Koordinate najvišeg vrha:
Kalaja e Drishtit. Shkoder. Albania
Datum objave: 25.11.2020. Autor: Fation Plaku Izvorni opis: Kalaja e Drishtit. Shkoder. Albania 800 metra mbi nivelin e detit me një largësi prej 15 kilometrash nga qyteti i Shkodrës ndodhet Kalaja e Drishit, ndër të paktat kala në Shqipëri në të cilat ende banohet. Kalaja e Drishtit është ngritur në shekullin e XIII si një fortesë bizantine dhe mban statusin "Monument Kulture" që nga viti 1948. Ajo u ngrit në periudhën romake si një vendbanim në rrugën Shkodër – Kosovë dhe në antikitetin e vonë ishte njëra prej fortesave zinxhir, të cilat mbronin Shkodrën. Në shek IX Drishti u kthye në një fortifikim të rëndësishëm të mbretërisë së Zetës dhe varej nga Dioqeza e Tivarit. Në vitin 1442 Drishti ra në duar të Venedikut, më pas u mor nga Skënderbeu, dhe më në fund u pushtua nga Turqit në 1478. Kalaja njihej si një qytet që arriti kulmin e zhvillimit në shek XIV derisa arriti edhe pavarësi nga Shkodra. Zona e Drishtit njihet për rëndësinë e saj ekonomike dhe kulturore që në kohët e hershme. Historia është e errët, nuk ekziston ndonjë dokument që të tregojë kohën e themelimit të saj. Duke u mbështetur në gërmimet arkeologjike mendohet se Drishti ka themel ilir ose romak. Brenda mureve të saj gjenden 11 shtëpi të fshatit të cilat formojnë një lagje. Por objekti, edhe pse paraqet vlera studimore dhe turistike, nuk është i mundur të vizitohet për shkak të rrugës tepër të ngushtë e të dëmtuar, e cila bën të vështirë lëvizjen vetëm të këmbësorëve nëpër terrenin e pjerrët malor, ndërsa për mjetet as që bëhet fjalë. |